Ditën e premte më 08.nëntor në Podgoricë është mbajtur konferenca për media me rastin e realizimit të projektit “Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes”. Me atë rast, mediave iu janë drejtuar pjesëmarrësit në projekt.

Projektin “Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes” e financon PMI IMPACT, iniciativa globale, të cilën e ka inicuar Philip Morris International Inc për përkrahjen e organizatave publike, private dhe joqeveritare për zhvillimin dhe zbatimin e projektit kundër tregtisë ilegale me duhan dhe veprave penale të ndërlidhura, ndërsa e realizon Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi nga Beogradi dhe Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM), si partner në projekt.

Projekti do të fokusohet në tregtinë ilegale me duhan duke analizuar lidhjen mes tregtisë ilegale dhe veprave tjera penale të ndërlidhura

Qëllimet e projektit janë hulumtimi i punëve joligjore siç janë:
• kontrabandimi i duhanit, alkoolit dhe narkotikëve;
• falsifikimi i produkteve të dunait dhe produkteve alkoolike.
• vërtetimi i lidhjes së tregtisë ilegale me format tjera të ndërlidhura të krimit;
• vërtetimi i mangësive në kornizën aktuale ligjore;
• zhvillimi dhe zbatimi i kurseve të trajnimit për praktikantët në sferën e luftës kundër tregtisë ilegale – zyrtarët policorë, zyrtarët e doganave, organet tatimore etj.
• zbatimi i fushatës së gjerë komunikuese për ngritjen e vetëdijes lidhur me problemin e tregtisë ilegale dhe lidhjen e saj me format tjera të krimit.

Ligjërues në konferencë janë:
1. Ognjen Markoviq, menaxher i programit të CEDEM-it – moderator,
2. Prof.dr. Zorana Nikitoviq, menaxhere e projektit, Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi,
3. CEDEM Prof.dr. Milosh Beshiq, udhëheqës i projektit hulumtues, CEDEM,
4. Goran Lapçeviq, udhëheqës i ekipit projektues, Fakulteti për ekonomi afariste dhe