KOMUNIKATË NGA KONFERENCA:

Data : 08. nëntor, 2019
Vendi : PR Qendra- Podgoricë

STOP TREGTISË ILEGALE!

Podgoricë, PR presqendër – Projekti “Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes” do të jetë i fokusuar në tregtinë ilegale me duhan duke analizuar lidhjen mes tregtisë ilegale dhe korrupsionit, me qëllim të zvogëlimit të tolerancës së shoqërisë ndaj formave të cekura të krimit.

Kjo është komunikuar në press konferencë, me rastin e realizimit të projektit “Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes”, të cilin e realizojnë Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi nga Beogradi dhe Qendra për demokraci dhe të drejtat e njeriut (CEDEM)

Menaxherja e projektit nga Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi, Zorana Nikitoviq, ka thënë se projekti do të fokusohet në tregtinë ilegale me duhan, alkool dhe narkotikë duke analzuar lidhjen mes tregtisë ilegale dhe korrupsionit.

“Qëllimet e projektit janë hulumtimi i punëve joligjore siç janë: kontrabandimi i duhanit, alkoolit dhe narkotikëve; falsifikimi i produkteve të duhanit dhe produkteve alkoolike, vërtetimi i lidhjes së tregtisë ilegale me format tjera të krimit, vërtetimi i mangësive në kornizën aktuale ligjore, zhvillimi dhe zbatimi i kurseve të trajnimit në sferën e luftës kundër tregtisë ilegale për zyrtarët policorë, zyrtarët e doganave, organet tatimore etj., zbatimi i fushatës së gjerë komunikuese për ngritjen e vetëdijes lidhur me problemin e tregtisë ilegale dhe lidhjen e saj me format tjera të krimit ",ka theksuar Nikitoviq.

Udhëheqësi i hulumtimeve projektuese në CEDEM, Milosh Beshiq , duke prezentuar pjesën hulumtuese të projektit, ka theksuar se do të fokusohen në sqarimin e funksionimit të formave të zgjedhura të tregtisë ilegale me analizimin dhe modelimin duke i vëzhguar, jo vetëm si kriminalitet, por si biznes me karakteristika dhe mjedis specifik.

Udhëheqësi i ekipit projektues nga Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi, Goran Lapçeviq, ka thënë se në bazë të të dhënave të grumbulluara dhe rezultatave të hulumrimit, do të krijohen programe trajnimi për luftë efikase kundër tregtisë ilegale për grupet e praktikantëve dhe ekspertëve nga territori i Ballkanit Perëndimor, me qëllim, siç ka theksuar, të lidhjes dhe sigurimit të bazës për bashkëpunim në të ardhmen.

”Ndërsa fushata komunikuese do të duhej t’i kontribuonte ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e tregtisë ilegale dhe zvogëlimit të tolerances së shoqërisë ndaj formave të cekura të krimit, si dhe përfshirjes së një numri sa më të madh të njerëzve nga shkenca për punë në këtë temë” , ka thënë Lapçeviq.

Projektin “Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes” e financon PMI IMPACT - iniciativa globale, të cilën e ka inicuar Philip Morris International Inc për përkrahjen e organizatave publike, private dhe joqeveritare për zhvillimin dhe zbatimin e projektit kundër tregtisë ilegale me duhan dhe veprave penale të ndërlidhura.

Incizimet nga konferenca për shtyp, PODGORICË

Incizimi nga konferenca për gazetarë në Podgoricë, Zorana NIKITOVIQ, Menaxhere e Projektit

Incizimi nga konferenca për gazetarë në Podgoricë, Milosh BESHIQ, Ekspert hulumtimi

Incizimi nga konferenca për gazetarë në Podgoricë, Goran LAPÇEVIQ, Udhëheqës i ekipit

FOTOGRAFITË NGA KONFERENCA PËR GAZETARË, PODGORICË