KOMUNIKATË NGA KONFERENCA

Data: E martë, 26. nëntor 2019,
Vendi: Ninamedia – Novi Sad

STOP TREGTISË ILEGALE!

Pres Qendra Ninamedia- ditën e martë më 26.nëntor në Novi Sad është mbajtur konferenca për media me rastin e realizimit të projektit Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes”. Me këtë rast, mediave iu janë drejtuar pjesëmarrësit në projekt.

“Projekti do të fokusohet në tregtinë ilegale me duhan, duke analizuar lidhjen mes tregtisë ilegale me veprat tjera të ndërlidhura penale”- ka theksuar menaxherja e projketit prof.dr Zorana Nikitoviq, duke shtuar se qëllimet e projektit janë hulumtimi i punëve joligjore siç janë: kontrabandimi i duhanit, alkoolit dhe narkotikëve; falsifikimi i produkteve të duhanit dhe produkteve alkoolike, vërtetimi i lidhjes së tregtisë ilegale me format tjera të krimit, vërtetimi i mangësive në kornizën aktuale ligjore, zhvillimi dhe zbatimi i kurseve të trajnimit në sferën e luftës kundër tregtisë ilegale për zyrtarët policorë, zyrtarët e doganave, organet tatimore etj., zbatimi i fushatës së gjerë komunikuese për ngritjen e vetëdijes lidhur me problemin e tregtisë ilegale dhe lidhjen e saj me format tjera të krimit”.

Duke prezentuar pjesën hulumtuese të projektit, prof.dr Milosh Beshiq, ka theksuar se do të “fokusohen në sqarimin e funksionimit të formave të zgjedhura të tregtisë ilegale me analizimin dhe modelimin duke i vëzhguar, jo vetëm si kriminalitet, por si biznes me karakteristika dhe mjedis specifik”..

Goran Lapçeviq, udhëheqësi i projektit ka theksuar se “në bazë të të dhënave të grumbulluara dhe rezultatave të hulumrimit, do të krijohen programe trajnimi për luftë efikase kundër tregtisë ilegale për grupet e praktikantëve dhe ekspertëve nga territori i Ballkanit Perëndimor, me qëllim, siç ka theksuar, të lidhjes dhe sigurimit të bazës për bashkëpunim në të ardhmen, ndërsa fushata komunikuese do të duhej t’i kontribuonte ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e tregtisë ilegale dhe zvogëlimit të tolerances së shoqërisë ndaj formave të cekura të krimit, si dhe përfshirjes së një numri sa më të madh të njerëzve nga shkenca për punë në këtë temë”

Projektin “Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes” e financon PMI IMPACT, iniciativa globale, të cilën e ka inicuar Philip Morris International Inc për përkrahjen e organizatave publike, private dhe joqeveritare për zhvillimin dhe zbatimin e projektit kundër tregtisë ilegale me duhan dhe veprave penale të ndërlidhura, ndërsa e realizon Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi nga Beogradi.

Udhëheqësi i projektit, Goran Lapçeviq, nga Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi ka theksuar, se në bazë të të dhënave të grumbulluara dhe rezultatave të hulumrimit, do të krijohen programe trajnimi për luftë efikase kundër tregtisë ilegale për grupet e praktikantëve dhe ekspertëve nga territori i Ballkanit Perëndimor, me qëllim, siç ka theksuar, të lidhjes dhe sigurimit të bazës për bashkëpunim në të ardhmen,

Incizimet nga konferenca për shtyp, NOVI SAD

Incizimet nga konferenca për shtyp, NOVI SAD

Incizimet nga konferenca për shtyp, NOVI SAD

FOTOGRAFITË NGA KONFERENCA PËR GAZETARË, NOVI SAD