Ftesë për Tryezën e rrumbullakët

STOP TREGTISË SË NDALUAR

Data: Beograd, Srbija, 3-5. dhjetor 2020.

Fakulteti për ekonomi afariste dhe ndërmarrësi nga Beogradi, Serbi në bashkëpunim me Qendrën për demokraci dhe të drejtat e njeriut – CEDEM nga Podgorica, Mali i Zi Ju ftojnë në Tryezën e rrumbullakët me titull “ STOP TREGTISË SË NDALUAR”.

Tryeza e rrumbullakët organizohet në kuadër të projektit “Lufta kundër tregtisë ilegale nëpërmjet hulumtimit, arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes”, të cilin e financon PMI IMPACT, iniciativa globale, të cilën e ka inicuar Philip Morris International Inc për përkrahjen e organizatave publike, private dhe joqeveritare për zhvillimin dhe zbatimin e projektit kundër tregtisë ilegale me duhan dhe veprave penale të ndërlidhura. Më tepër lidhur me projektin në linkun vijues LINKUN

Me organizimin e kësaj Tryeze të rrumbullakët dëshirojmë të grumbullojmë ekspertët e gjithë botës, posaçërisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor, hulumtimet dhe punimet e të cilëve janë drejtuar kah njëra nga temat në vijim:
• kontrabandimi i duhanit, alkoolit dhe narkotikëve
• falsifikimi i produkteve të duhanit dhe alkoolit
• korrupsioni
• larja e parave
• krimi i organizuar

Do ta kishim kënaqësinë të merrni pjesë në Tryezën e rrumbullakët dhe me punimet e prezentimet tuaja t’i kontribuoni zgjidhjes së problemit të tregtisë ilegale në vendet e Ballkanit perëndimor.

Punimet dhe prezentimet mund t’i dërgoni më së voni deri më 1. nëntor 2020. në e-mailin citrea@vspep.edu.rs.

Punimi do të duhej të jetë i shkruar në gjuhën angleze. Vëllimi i punimit është i kufizuar në 15 faqe. Në shtojcë të emailit është templejt për shkrimin e punimeve. Numri maksimal i autorëve në punim është 3. Të gjitha punimet e pranuara do të shpallen në Buletinin e punimeve nga Tryeza e rrumbullakët.

Programi i punës së Tryezës së rrumbullakët

E enjte, 3.dhjetor 2020.
11.00–12.00 Regjistrimi
12.00–13.00 Hapja dhe Konferenca për gazetarë
13.00–15.00 Dreka
15.00–17.00 Sesioni “ LUFTA KUNDËR TREGTISË ILEGALE NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR”

E premte 4. dhjetor 2020.
9.00-10.00 Regjistrimi
10.00–12.00 Sesioni “HULUMTIMI NË FUNKSION TË LUFTËS KUNDËR TREGTISË ILEGALE”
12.00–14.00 Dreka
14.00–16.00 Sesioni “MODELET DHE SKENARËT E TREGTISË ILEGALE”
16.00–16.30 Pushim për kafe

E shtunë 5. dhjetor 2020.
9.00-10.00 Regjistrimi
10.00–12.00 Sesioni “KORNIZA JURIDIKE NË LUFTËN KUNDËR TREGTISË ILEGALE”
12.00–14.00 Dreka
14.00–16.00 Sesioni “RËNDËSIA E ARSIMIMIT DHE NGRITJES SË VETËDIJES NË LUFTËN KUNDËR TREGTISË ILEGALE”
16.00–16.30 Pushim për kafe
16.30–17.00 Përmbyllja e tryezës së rrumbullakët

Për pyetje shtesë mund të drejtoheni në e-mail adresën: citrea@vspep.edu.rs.

Këshilli organizativ i Tryezës së rrumbullakët